
Sipas “Digest Travel” femrat më të bukura të botës jetojnë në vendet e ftohta. Kështu, kryeqyteti i Ukrainës Kiev, zë vendin e parë në botë për imazhin e bukurisë femërore, transmeton BW.
Vendi i dytë, sipas këtij studimi, i takon kryeqytetit suedez, Stokholm, ku femrat janë në masën më të madhe bionde. Duke u pasuar nga metropoli amerikan, Neë York, ku jetojnë shumë modele dhe femra të njohura.
Vendi i katërt është Buenos Aires, në Argjentinë, atje ku femrat kanë një bukuri latine të veçantë, mes të qenit zeshkane dhe shumë të gjalla.
Vendi i pestë i takon qytetit bullgar, Varna, ku femrat janë brune, por me sy ekspresivë.