Bleona: E dua doktor Berishën


Bleona Qerreti të premten është kthyer në Tiran, ku ishte e ftuar për të marrë pjesë në koncertin festiv me rastin e “Ditës së Demokracisë”, 22 marsit, organizuar nga Partia Demokratike.
Me këtë rast ajo nuk ka lënë pa i shprehur dashurinë e madhe kreut të Qeverisë shqiptare, Sali Berisha – njofton Panorama.
Ndërsa ka ndarë me ndjekësit e saj në Twitter të gjithë kënaqësinë që ka marrë nga koncerti, këngëtarja ndër të tjera ka shkruar: “Today at the concert ! Pretty cool ! I Love Dr Berisha” (“Sot në koncert! Shumë mirë! E dua Dr Berishën”.
Bleona interpretoi për herë të parë në Tiranë këngën e saj debutuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Without You”, ndërsa pritet që këtë të diel ajo të rikthehet në televizionet shqiptare me një performancë në ‘X Factor Albania’.
“Bleona do të jetë mysafire në juri dhe do të performojë në X Factor Albana këtë të diel”, shkruan në profilin e këngëtares nëFacebook