Aktorja 22-vjeçe gjatë intervistës ka shtuar se kohë më parë ka qenë tek mjeku për shkak të inflamacionit në mushkëri, ku ka konstatuar se gjinjtë e saj nuk kanë masën e njëjtë.
"Qëndroja para atyre mjekëve të cilët më kontrollonin mushkëritë dhe për një moment më dukej vetja si elefant. Përnjëherë kam pyetur: 'A janë njëmend gjinjtë e mi të pabarabartë? Dhe vërtetë dukeshin ndryshe. Këtë e konfirmuan edhe mjekët”, ka rrëfyer Jennifer, duke thënë se ka qenë në siklet të madh, por se është dashur të pajtohet me këtë fakt, pasi nuk mund të bënte asgjë.