Mjeku i bën apel Jonildës në BB: Mos tund shumë gjoksin të lutem!
Mjeku i cili ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale të njërës prej banoreve të spektaklit të famshëm Big Brother Albana 6 ka preferuar ti bëjë apel “pacientes” në shfaqjen Live. I pranishëm në studio mjeku komunikoi drejtpërdrejtë me Jonildën e cila ndodhet në shtëpinë e Big Brother. “Dua të të sugjeroj që të kesh kujdes me gjoksin sepse ato nuk janë dy bomba por janë proteza të vendosura. Nga videot që kam parë këtë javë duket sikur ke luftuar me gjoksin. Duhet të kesh kujdes që ato të mos lëvizin e të përfundojë tek kërthiza”, është shprehur mjeku. Jonilda ka reaguar duke thënë se ndjehet shumë mirë dhe se i trajton ato si dy binjakë. Një situatë që shkaktoi jo pak të qeshura nga publiku i pranishëm në sallë.
